Juventus po ndryshon lëkurën për të rifilluar edhe njëherë ndjekjen e objektivave të mëdha, kampionatin e Champions League.
Merkato e transferimeve të janarit të kaluar ishte fillimi i një strategjie që duhet të vazhdojë verën e ardhshme, me drejtuesit e Juventusit në rreshtin e parë për lojtarët e rëndësishëm.
Pasi është zgjedhur linja e rinovimit, me një sy te llogaritë dhe me mendje të hapur ndaj çdo investimi funksional, bardhezinjtë shkojnë tani drejt emrave të klasit të parë.
Jashtë Dybala (zgjedhje e parevokueshme), njerëzit e merkatos së Zonjës kanë kërkuar informacion për Mohamed Salah.
Situata e sulmuesit egjiptian të Liverpool është për t’u kataloguar ndër më komplekset për t’u thelluar, por fakti që klubi ka vendosur të shkojë deri në një sondazh është mjaft domethënës për të dëshmuar se shoqëria dëshiron t’u japë vazhdimësi ambicieve në merkato, pa vendosur shumë kufij.
Mohamed Salah ka një kontratë që skadon në 2023, ai dëshiron të ndryshojë ajrin, por edhe të përmirësojë pagën e tij aktuale që është rreth 12 milionë neto në sezon. Juventus, në anën tjetër, nuk ia mohon vetes mundësinë e sjelljes së një lojtari të ri të nivelit të lartë në Torino, në kohën kur lehtësimi vjen nga Dekreti i Rritjes dhe i lejon bardhezinjtë të përfitojnë nga një normë më e ulët tatimore (25%) dhe për këtë arsye mund të jenë pak më konkurrues në propozimin bruto.
Vlen për Salah, ashtu si për të tjerët: kjo është arsyeja pse Zonja po punon në pista të ndryshme nga jashtë, nga Rudiger, te Jorginho, deri te Pogba.