Bota U dyshua se kishte vdekur, reagon snajperi më vdekjeprurës në botë

U dyshua se kishte vdekur, reagon snajperi më vdekjeprurës në botë

Oliver Lavigne-Ortiz, i njohur si Wali, i cili konsiderohet si snajperi më vdekjeprurës në botë, ka mohuar të gjitha thashethemet që vijnë nga Rusia për vdekjen e tij.

Snajperi ka postuar një mesazh në Facebook, me një foto të tij të shtrirë, me snajper në dorë, në një “pellg” me topa me ngjyra.

“Unë jam gjallë. Thashethemet se kam vdekur në luftime kanë qenë krejtësisht qesharake. Ne kemi fituar terren ndaj armikut, përveçse kemi shkaktuar shumë humbje. Fatkeqësisht, kemi humbur edhe shokë”, shkruan kanadezi në rrjetet e tij sociale.

Wali ishte një nga 20 000 luftëtarët që u regjistruan në të ashtuquajturin Legjioni Ndërkombëtar i Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës.

Wali, një veteran i ushtrisë kanadeze, për disa mercenar e për të tjerë hero, ka marrë pjesë në luftëra të ndryshme në botë si në Afganistan e Siri. Pak ditë më parë, bëri bujë lajmi se ai ka mbërritur në Ukrainë për të luftuar kundër ushtrisë së Vladimir Putin.