Sekretari i Shtetit Antony Blinken ka falënderuar zyrtarisht Shqipërinë për trajtimin e rezervuar refugjatëve afganë, që po fillojnë të transferohen drejt Shteteve të Bashkuara.
“Ndaj me ju lajmin që 212 afganë mbërritën sot nga Shqipëria në SHBA, shtëpia e tyre e re. Komshinjve tonë të rinj i themi, mirësevini dhe fat në këtë kapitull të ri të jetës. Falënderimet e mia speciale për ministren e Jashtme Olta Xhacka dhe popullit shqiptar për strehimin e miqve afganë”, ishin fjalët në postimin e tij zyrtar në Twitter të kryediplomatit amerikan.
Shtetasit afganë u strehuan për rreth 7 muaj në Shqipëri, pas marrjes së pushtetit në vendlindjen e tyre të forcave talebane.
Në ceremoninë e përcjelljes së tyre, ditën e djeshme, morën pjesë ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka dhe ambasadorja Yuri Kim, e cila vlerësoi gatishmërinë e shtetit shqiptar.
Happy to share that 212 Afghans arrived this morning from Albania to the U.S., their new home. To our newest neighbors: We welcome you and wish you the best in this new chapter. My special thanks to Foreign Minister @xhacka_olta and the Albanian people for hosting Afghan guests. https://t.co/F4dV63ALYl
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) March 22, 2022