Gripi i shpendëve është konfirmuar në Durrës, Dibër e Korçë. Kështu deklaroi zv.ministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeci në një deklaratë për mediat.
“Zonat në karantinë janë: Durrës, me qendër fshatin Rashbull. Dibër, me qendër në fshatin Rethkal. Është një rast pozitiv i konfirmuar mbrëmë. Korçë, në fshatin Prespë të Vogël, rasti pozitiv i pelikanit kaçurrel”, u shpreh ajo.
Zv.ministrja tha se deri më tani raportuar të ngordhura 358.520 shpendë, nga të cilat vetëm ditën e djeshme janë groposur pothuajse 39 mijë shpendë.
Ajo paralajmëroi se do të shtojnë masat, pas identifikimit të vatrës së fundit për gripin e shpendëve.
Të dielën u konfirmua rasti i parë i gripit të shpendëve në një pulari në Durrës.
Për këtë situatë, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës mori vendimin për ndalimin e importit të pulave nga qyteti i Durrësit.