Kremlini deklaroi këtë të enjte se kryeministri britanik Boris Johnson është lideri më aktiv anti-rus dhe tha se qasja e Londrës do të çonte në një rrugë pa krye.
“Sa i përket zotit Johnson, ne e shohim atë si pjesëmarrësin më aktiv në garën për të qenë antirus“, citoi agjencia e lajmeve RIA të thoshte zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
“Kjo do të çojë në një qorrsokak të politikës së jashtme”, shtoi ai.
Ndërkohë, Moska ka konfirmuar që pronari i Chelsea dhe oligarki rus, Roman Abramovich, ka luajtur një rol të hershëm në bisedimet e paqes me Ukrainën.
Abramovich tashmë është sanksionuar nga SHBA, Britania dhe BE. Ai nuk mund të përfitojë nga shitja e Chelsea.
Kremlini shtoi se arsyeja pse Ministri rus i Mbrojtjes nuk është shfaqur në publik për një kohë është sepse ai është i zënë dhe nuk është “koha e duhur” për paraqitje në media.