Aktori Gazmend Paja thotë se në vendimin e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve, (AIDA) për ndërtimin e një resorti turistik në Dhërmi, nuk është përfituar tokë publike apo shtetërore.
Sipas vendimit, Paja cilësohet ‘investitor strategjik’ dhe kompania e tij ‘Ecotech Energy Services’ së bashku me kompaninë ‘Startek’ do të investojnë në Dhërmi 13.8 milionë euro në një hapësirë 133 mijë metra katrorë tokë.
Aktori i cilëson shpifje akuzat se në këtë sipërfaqe është përfshirë dhe një pjesë tokë publike, duke shtuar se toka është blerë nga pronarë të ligjshëm.
Aktori pretendon se ndërtimi i resortit do të bëhet nga një kompani e huaj me të cilën kanë lidhur marrëveshje.
Megjithatë në vendimin e Komitetit të Investimeve Strategjike thuhet se investitorët do të jenë kompania e aktorit dhe Stratek.
Për marrjen e statusit të ‘investitorit strategjik’, Paja thotë e kjo është një e drejtë që ia jep ligji në bazë të vlerë së investimit.
Vetë Paja thotë se kusht për këtë është dakordësia e të gjithë pronarëve të tokës ku do të bëhet investimi.
Aktori shton se me një pjesë të pronarëve ende nuk ka marrëveshje dhe negocimi vazhdon.
“Dhërmi Resort” parashikon ndërtimin e një hoteli me 5 yje në një sipërfaqe prej 25 mijë metra katrorë.
Pjesa tjetër prej 108 mijë metrash do përdorët për të ndërtuar vilat të cilat do të shiten nga kompanitë.
Reagimi i Gazmend Pajës
NUK KAM PERFITUAR ASNJE CM2 TOKE NGA SHTETI.
Ne vijim te shpifjeve te turpshme dhe te motivuara politikisht qe qarkullojne ne Media, deshiroj te sqaroj opinionin publik per sa vijon:
Kompanite Startek dhe Ecotech kane nenshkruar nje marrveshje me nje kompani te huaj, te specializuar ne fushen e turizmit per ndertimin e nje resorti turistik.
Per kete qellim, kemi vene ne dispozicion nje prone te Cilen e kemi blere nga pronare te ligjshem si dhe asete financiare te garantuara nga Bankat.
Kemi aplikuar per investitor strategjik, si nje e drejte qe na jep ligji ne baze te vleres se investimit.
Kushti Ligjor per marrjen e statusit te mesiperm Eshte : dakortesia me gjithe pronaret e ligjshem te pronave ne kete zone, ku me nje pjese te pronarve Jane nenshkruar marrveshjet perkatese, Ndersa me pjesen tjeter jemi ende ne faze negocimi.
PERGENJESHTROJME me force shpifjet ne qarkullim dhe theksoj se: qe nga fillimi i ketij procesi e deri me sot, nga ana jone,
NUK ESHTE PERFITUAR ASNJE CM2 TOKE SHTETERORE.