Sport Katastrofë e Italisë, Maqedonia e Veriut e lë jashtë Botërorit

Katastrofë e Italisë, Maqedonia e Veriut e lë jashtë Botërorit

Italia, kampionia e Europës është jashtë Kupës së Botës për herë të dytë radhazi teksa në një ndeshje që foli vetëm në një kah, e humbën në fund përballë Maqedonisë së Veriut.

Askush nuk e priste, askush nuk e mendonte një tragjedi të futbollit dhe ku Italia super favorite nuk arrin të shkojë në Botëror.

Në “Renzo Barbera” të Palermos ishte vetëm Italia në fushë, por nuk arritën të shënonin dhe vetëm me një rast Maqedonia e Veriut arrin të shënojë duke ndëshkuar Italinë.

Në gjysmëfinalet e zhvilluara sot ka patur dramë tjetër, teksa Portugalia arriti të avanconte më tej me shumë fat.

Në “Oporto”, Ronaldo me shokë kishin gjithçka në dorë duke kryesuar 2-0 pas pjesës së parë me golat e Otavio në 15’ dhe Jota në 42’.

Me një fitore që dukej shumë e lehtë, Turqia ndryshon marsh në pjesën e dytë dhe vë në vështirësi të madhe vendasit teksa Burak Yilmaz shkurton diferencën në 65’ dhe në 85’ fiton një penallti ku ka mundësi për ta çuar sfidën në shtesë. Nga pika e bardhë sulmuesi i Lille gabon në mënyrë të pafalshme duke çuar Portugalinë në finale që shënoi edhe jnë gol tjetër në shtesë.

Edhe Uellsi fitoi 2-1, me dy gola të Gareth Bale, ndaj Austrisë. Për një biletë në Botëror, uellsianët do të luajnë me fituesen e Skoci-Ukrainë.