Aktualitet Lirohet nga burgu ish-drejtori i policisë së Vlorës, Jaeld Çela

Lirohet nga burgu ish-drejtori i policisë së Vlorës, Jaeld Çela

Lirohet me kusht ish-drejtori i policisë së Vlorës, Jaeld Çela.

Çela u lirua ditën e sotme nga Burgu i Fierit pasi kishte vuajtur më shumë se sa 2/3 e dënimit.

Gjykata e Posaçme e dënoi Jaeld Çelën me vendim të formës së prerë më datë 4 shkurt. Çela u dënua me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Ish-kreu i Policisë së Vlorës ishte pjesë e dosjes, ku u dënua ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Çela qëndroi në arrati për disa kohë pasi u vu nën hetim. Por më pas u dorëzua dhe u dënua nga Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda me 3 vite e 4 muaj burg.

Ky vendim u la më pas në fuqi edhe nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar.

Vendim u dha edhe për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili u dënua me 3 vjet e 4 muaj burg.