Sport Mihajlovic, zbulimi tronditës: Sëmundja është rikthyer, duhet të shtrohem në spital

Mihajlovic, zbulimi tronditës: Sëmundja është rikthyer, duhet të shtrohem në spital

“Sëmundja është rikthyer”, tha Sinisha Mihajlovic në një konferencë të shkurtër për shtyp.

Për trajnerin e Bolonjës nis kështu një rrugë e re kundër leucemisë, pas diagnostifikimit fillestar dy vite e gjysmë më parë: “Duhet të nis një rrugë terapeutike për të shmangur komplikacionet. Në fillim të javës së ardhshme do të shtrohem në spital dhe do të më duhet të mungoj: e di që jam në duar të shkëlqyera. Këtë herë më shihni më të relaksuar sepse e di çfarë duhet të bëj dhe situata është shumë ndryshe. Shpresoj që kohët të jenë të shpejta, por më duhet të mungoj në disa ndeshje. Do të ndjek ekipin nga dhoma ime e spitalit”.

Jeta e Sinisa Mihajlovic ndryshoi në mënyrë dramatike më 11 korrik 2019 kur zbuloi se ishte i sëmurë rëndë me leuçemi akute mieloide, një sëmundje agresive e kancerit të gjakut që e kishte sulmuar me dinakëri. Mihajlovic u detyrua të shkonte në spital për t’iu nënshtruar cikleve të kimioterapisë, por për të shmangur interesimin e madh në spital – siç tha vetë trajneri serb – ai ishte regjistruar me një emër të rremë: Cgikjltf Drnovs, një 69-vjeçar, njeri i pastrehë. “Ironike… për dikë që thirrej cigan i m**it”, tha Sinisha.

Një muaj pas fillimit të ciklit të kimioterapisë, Mihajloviç kërkoi dhe mori nga mjekët lejen për të mbajtur premtimin ndaj lojtarëve të Bolonjës: të rikthehej në pankinë për fillimin e kampionatit, ndërsa në 29 tetor 2019 serbi kreu edhe transplantin e palcës së kurrizit.