Bota A do ta shtyjë pushtimi rus i Ukrainës, Japoninë të bëhet nukleare?

A do ta shtyjë pushtimi rus i Ukrainës, Japoninë të bëhet nukleare?

Japonia është i vetmi vend në botë që ka vuajtur pasojat e një sulmi nuklear. Dy herë. Që Japonia të posedojë armë nukleare është e paimagjinueshme.

Qytetarët e saj nuk do ta pranonin kurrë këtë. Apo historia ka ndryshuar tani që kanë kaluar 77 vjet nga sulmi?

Javët e fundit, politikanët japoneze kanë nisur të sugjerojnë të kundërtën.

Shinzo Abe, kryeministri më jetëgjatë pas luftës është shprehur hapur se Japonia duhet të mendojë seriozisht dhe urgjentisht për armët nukleare.

Ky zhvillim është një ndryshim thelbësor i pacifizmit japoneze pas luftës. Por nuk është rastësi që thirrjet vijnë pasi Rusia ka pushtuar Ukrainën.

Pushtimi i Ukrainës mund të shërbej si shembull i dobishëm se çfarë mund t’u ndodhë vendeve që nuk mund të mbrojnë veten nga një vend më i madh, më i armatosur dhe nga fqinjët agresorë.

Edhe studiues të ndryshëm mbështesin idenë e një debati për këtë çështje.

Një sondazh i vitit të kaluar tregon se 75% e japonezëve duan që vendi i tyre të firmosë Traktatin e Ndalimit të Armëve Nukleare, shkruan BBC.

Thirrjet e Abe për debat mbi armët nukleare ka sjellë reagimin e fortë të grupit të të mbijetuarve nga sulmi në Hiroshima dhe Nagasaki.

Kryeministri aktual, Fumio Kishida (që është nga Hiroshima) e ka cilësuar të “pa pranueshëm” sugjerimin e paraardhësit të tij.

Abe, një politikan mendjemprehtë, e ka bërë një thirrje të tillë pas tronditjes që ka shkaktuar në opinionin japonez.

Kjo ka rritur shqetësimet për shkak të armatimit të paparashikueshëm të Koresë së Veriut dhe rritjes së agresivitetit të Kinës.

Abe nuk sugjeron krijimin e armëve atomike, por që Japonia t’i marrë ato hua nga Amerika.

Gjermania, Belgjika, Italia dhe Holanda janë vende që kanë në tokën e tyre armë nukleare të SHBA.

Ligjet japoneze kanë ndaluar çdo armë nukleare në tokën e saj që prej 1971.

SHBA lëshoi dy armë nukleare mbi qytetet japoneze, Hiroshima dhe Nagasaki më 6 dhe 9 gusht 1945.

Dy bombardimet vranë 129 mijë deri në 226 mijë persona, shumica civilë dhe ky rast mbetet deri tani i vetmi ku janë përdorur armët nukleare në një konflikt ushtarak.