Maqedonia e Veriut ka shpallur ‘non grata’ pesë diplomatë rusë.
Ditën e sotme në Ministrinë e Punëve të Jashtme është thirrur Ambasadori i Federatës Ruse në vend, Sergei Bazdnikin, të cilit i është dorëzuar notë diplomatike, me të cilën pesë diplomatë nga Ambasada e Federatës Ruse janë shpallur të padëshirueshëm.
Autoritetet maqedonase deklarojnë se personat e shpallur “non-grata”, kanë kryer aktivitete në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike.
Diplomatët rusë do të duhet të largohen nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në pesë ditët e ardhshme.