Moska po planifikon masa për të kufizuar hyrjen në Rusi për shtetasit e vendeve “jo miqësore”, tha ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.
“Një dekret presidencial është duke u zhvilluar për masat hakmarrëse që lidhen me vizat, në përgjigje të veprimeve jomiqësore të një numri shtetesh të huaja”, tha ai në një dalje televizive.
Sipas Lavrov, këto masa vijnë si një kundërpërgjigje për veprimet jo miqësore të SHBA dhe “satelitëve” të saj, që sipas ministrit të Jashtëm kanë ndërmarrë veprime të jashtëligjshme dhe vendime që shkelin të drejtat e qytetarëve/entiteteve rusë.
Lavrov nuk specifikoi se për cilat vende do të zbatoheshin masat, por qeveria ruse ka miratuar më parë një listë të shteteve dhe territoreve “që kryejnë veprime jo miqësore kundër Rusisë, kompanive dhe qytetarëve të saj”.
Lista përfshin Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë, shtetet e BE-së, Britaninë e Madhe, Ukraina, Zvicra, Norvegjia, Japonia, Koreja e Jugut, Australia, Zelanda e Re, Singapori dhe disa të tjera.
Në listë bën pjesë edhe Shqipëria.