Prokuroria Anti-Korrupsion, SPAK, ka firmosur 9 urdhër-arreste të tjera lidhur me hetimet për inceneratorët.
Kësaj radhe bëhet fjalë për inceneratorin e Fierit.
Bien në sy edhe emrat i ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka dhe Klodian Zotos, të cilët rezultojnë të jenë të përfshirë në aferë edhe në inceneratorin e Fierit përveç atij të Elbasanit.
Mes të arrestuarve është edhe Florian Muça, ish-administrator i Albpetrol.
Lefter Koka ndodhet tashmë në burg i arrestuar pak muaj më parë nga SPAK pikërisht për inceneratorin e Elbasanit.
Lefter Koka akuzohet sërish për shpërdorim detyre në bashkëpunim, korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë dhe pastrim parash, kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”.
Nga 9 urdhër-arrestet e lëshuara nga SPAK, 7 prej tyre janë me masë sigurie arrest në burg dhe 2 të tjera arrest shtëpie për Sabina Cenameri dhe Etleva Kondi.
Lefter Koka, ish-ministër i Mjedisit
Azem Shatëri, ish-kryekomunar, Portëz
Pëllumb Abeshi, ish-anëtar i komisionit të prokurimit të koncesioneve
Florian Muçaj, ish-anëtar i komisionit
Erion Murataj, ish-anëtar i komisionit
Sabina Cenoimeri, ish-anëtare e komisionit
Etleva Kondi, ish-anëtare e komisionit
Klodian Zoto, ish-administrator i Integratet Technology Servises
Arenc Myrtezai, ish-administrator i inceneratorit të Fierit