Aktualitet Atentati ndaj “BMW-së” në Elbasan, arrestohet i shumëkërkuari Nuredin Dumani

Atentati ndaj “BMW-së” në Elbasan, arrestohet i shumëkërkuari Nuredin Dumani

Nuredin Dumani, një prej emrave të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare është arrestuar mbrëmjen e kësaj të marte në Fier.

Dyshohet se Dumani është autori i atentatit të sotëm në Elbasan.

Nuredin Dumani ishte shpallur në kërkim për vrasjen e vëllait të Talo Çelës, Bujar Çela, ngjarje e ndodhur në vitin 2020 në Elbasan. Prokuroria thotë se 37-vjeçari ka qenë pjesë e grupit që bëri ekzekutimin e vëllait të Talo Çelës.

37-vjeçari nga Dibra që jetonte në Durrës është një emër i njohur për drejtësinë pasi dyshohet si vrasës me pagesë. Ai akuzohet si i implikuar në dy ngjarje të rënda në Durrës, ku kanë mbetur 4 viktima mes të cilëve vëllezërit Haxhia, si dhe Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdyli.