Bota Rusia dhe Kina drejt “një rendi të ri më të drejtë botëror”

Rusia dhe Kina drejt “një rendi të ri më të drejtë botëror”

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, paralajmëroi një rend botëror më të drejtë në partneritet me Kinën, gjatë vizitës së tij të parë në Pekin që prej ndërhyrjes ushtarake në Ukrainë.

Lavrov deklaroi se “Rusia, Kina dhe simpatizantët” e tyre po ecin përpara drejt një rendi të ri botëror “multipolar, të drejtë dhe demokratik”.

Në takimin me homologun e tij kinez, Wang Yi, Lavrov tha: “Ne, së bashku me ju dhe me simpatizantët tanë, do të ecim përpara drejt një rendi të ri botëror multipolar, të drejtë dhe demokratik”.

Ndërkohë që zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze theksoi: “Pekini dhe Moska do të vazhdojnë përpjekjet për multipolaritet global dhe demokratizim të marrëdhënieve ndërkombëtare”.