Sport Të gjithë e duan Brojën, pas Milanit, në garë hyn edhe Napoli

Të gjithë e duan Brojën, pas Milanit, në garë hyn edhe Napoli

Pas Milanit, një tjetër ekip i Serie A i shtohet radhës së atyre që duan Armando Brojën në sezonin e ardhshëm.

Shqiptari 21-vjeçar ishte i destinuar të kthehet tek Chelsea pas eksperiencës së tij pozitive me Southampton, por problematikat jashtë fushës të ekipit londinez dhe mungesa e fondeve të miliarderit rus Roman Abramovic, e ka shndërruar sulmuesin në një objekt të pëlqyer në gjithë Europën.

Listës i shtohet emri i Napolit, në rast se italianët do të shesin bomberin e tyre, Victor Osimhen. Nigeriani vlerësohet 80 milionë euro por ka ekipe të mëdha që po e ndjekin. Në rast shitje, Napoli mund të trokasë në zyrat e Chelsea për shqiptarin, siç tregon edhe një nga ekspertët më të njohur në Itali, Alfredo Pedullà.

Broja ka shënuar deri më tani 9 gola me Southampton, duke treguar në Premier League por edhe me fanellën kuqezi një potencial të jashtëzakonshëm për moshën e tij.