Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbërritur me rreth dy orë e gjysmë vonesë në ambientet e Kuvendit.
Pasi ka hyrë në sallën e Kuvendit, ai i ka dhënë dorën deputetit Dashnor Sulës, Saimir Korreshit me të cilët ka biseduar për pak minuta dhe është ulur në vendin e tij pranë Gazment Bardhit.
Ajo që bie në sy është fakti se Basha mbërriti në Kuvend fill pas largimit të Berishës, duke shmangur një përballje mes tyre. Para se të hynte në parlament Basha dha një deklaratë për mediat, ku tha se ishte duke punuar për bashkimin e PD.