Aktualitet Artan Hoxha: Bllako negocioi para dorëzimit, nëse flet merr shumë me vete

Artan Hoxha: Bllako negocioi para dorëzimit, nëse flet merr shumë me vete

Gazetari Artan Hoxha dhe avokati Sokol Hazizaj

Gazetari Aratan Hoxha ishte një nga personat që takoi avokatin e ish-deputetit Alqi Bllako mbrëmjen e së enjtes kur atë e kërkonin të gjithë dhe kur vetë policia nuk e dite ku ishte. Hoxha thotë se nga biseda me avokatin kuptoi se Bllako ishte duke e negociuar dorëzimin në polici.

“Avokati kishte informacion që Bllako nuk ishte dorëzuar. Deri në ato momente nuk ka patur asnjë njoftim që ishte dorëzuar. Arritëm në këtë amulli sepse policia nuk konfirmonte asgjë.

Unë kam bërë verë verifikime mora drejtorinë e burgjeve, 6 komisariatet në Tiranë dhe më thoshin që nuk kishte asnjë njoftim për këtë shtetas. Unë e kam kontaktuar avokatin dhe në darkë jam diskutuar disa orë me të. Një nga gjërat që ne diskutuam ishte se ose ky është duke bërë negociata për dorëzimin.

Nga ajo që kuptova ishte se Bllako nuk ishte një njeri që ishte mësuar me burgun, duhet të jesh një çikë burrë që të mbash burgun. Duke patur parasysh se si ish-eprori i Bllakos mirë që hyri në burg, por i dhanë dhe një masë të dytë burgu.

Këta janë mësuar me tjetër jetesë, nuk janë njëlloj si ata që vijnë nga krimi i organizuar. Ai nuk ishte i kapur. Policia atë e kishte shpallur në kërkim kombëtar. Realisht meqenëse se Alqi Bllako ato dërgesat për mandatin i bëri me postë, kishte fikur telefonat, sa ekziston mundësia që të ketë ikur nga vendi, dhe ndonjë premtim e ktheu sërish atë.

Gjëja që them me bindje dhe e konfirmoi SPAK-u, sepse 1 prilli nisi me atë deklaratën e policisë, dhe unë se kuptova pse policia hyri në një lojë politike. Për Nuredin Dumanin dolën në orën 1 të natës në darkë, ndërsa për Bllakon sot në mëngjes, pavarësisht se thoshin deklaratën e kishim gati që në darkë.

Në fakt pati një konfuzion gjatë ditës së djeshme, konfuzion i cili erdhi për shkak se në momentin kur gjykata lëshoi urdhër-arresti dhe agjentët shkuan të ekzekutojnë vendimin Bllako nuk u gjet në apartament, ndërkohë në media ishte bërë publike se Bllako do të dorëzohej, sepse veprimet që kishte bërë deri në atë moment ishte se ai do të dorëzohej vullnetarisht. Diku rreth orës 19:00 filloi kjo pyetja ku është ky, çfarë burgu, çfarë komisariati, në atë moment filloi të qarkullonte dhe kjo gjë që ai mund të jetë larguar. Avokati i tij thoshte që nuk kam informacion që të jetë dorëzuar.

Avokati e ka postuar foton e avionit rreth orës 21:00, por deri para kësaj ore filloi të qarkullonte lajmin se mos ky ka ikur. Për koiçidencë Hazizaj pati klient edhe Llallën, por Llala iku, sot ai është i lirë është në Itali.

Prokurori ia ofron statusin e te penduarit kujtdo personi, që kanë njohuri të rëndësishme mbi hetimet. Bllako është një pikë e rëndësishme lidhëse e atyre që janë në kërkim dhe veoprimeve që janë kryer. Bllako edhe po nuk ka bërë vetë shumë gjëra di çfarë ka ndodhur sepse në duart e tij kanë ndodhur. Sot po akuzohet për tjetërsim të një trualli. Prandaj u bë i rëndësishëm fakti dje që nuk po gjendej. Sepse për dijeninë që ka mbi çështjen nëse pranon të bashkëpunojë ai mund të marrë me vete shumë të tjerë.

Ai duhej të dorëzohej sepse largimi ishte një dëm shumë i madh. deri në këtë koment që i qëndroi përballë procesit ishte Saimir Tahiri. Kryeprokurori iku. Ka shumë gjëra që mund të jenë negociuar me Bllakon. Prokurori do që Bllako të jetë bashkëpunëtor. I duhet se s’bën informacionet e Bllakos.

Nëse Bllako vendos të bashkëpunojë sigurisht që ka lehtësia, për të ndihmuar familjen, për dënimin. Nuk u vu kot aty sipër në listë ai. Ne e dimë kush e bëri listën, e ka bërë komandanti. Bllako ishte personazh i rëndësishëm që dinte shumë gjëra”, – tha Hoxha ne ABC.