Scansano, Toskanë-Dy vëllezër shqiptarë humbën tragjikisht jetën në një aksident automobilistik të ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në zonën e Chessa në Itali.
Të dy jetonin në Arcille prej shumë vitesh. Ata janë të moshës 44 dhe 37 vjeç, megjithatë mediat italiane nuk i kanë bërë publik emrat. Më i vogli mësohet se ishte baba i dy fëmijëve dhe bashkëshortja e tij ishte shtatzënë me fëmijën e tretë. Ndërsa vëllai tjetër kishte 3 fëmijë.
Dy vëllezërit po shkonin për në punë, kur u përplasën kokë më kokë me një tjetër makinë. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 06:40. Përplasja ishte kaq e fortë sa të dyja makinat që u përfshinë në aksident përfunduan jashtë rruge. Nga ngjarja mbeti i plagosur edhe një person i tretë, një 28-vjeçar po shqiptar, i cili mësohet se ndodhet në spital.