Policia e Tiranës ka arrestuar një të mitur i cili dyshohet se ka vjedhur disa biznese në kryeqytet gjatë orëve të natës, i maskuar.
Nga hetimet e policisë ka rezultuar se 16-vjeçari O.H., ka kryer një sërë vjedhjesh, ku 9 prej tyre janë zbardhur e dokumentuar me prova ligjore.
“Prej muajit shkurt 2022 deri mbrëmjen e djeshme, që u kap në flagrancë pas një jave ndjekje nga shërbimet e Seksionit të Hetimit të Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, ky shtetas, ka vjedhur në 6 markete, në një magazinë, në një automjet dhe në një banesë, sende të ndryshme dhe shuma parash”, sqaron policia.