Dy ushtarë rusë humbën jetën pasi hëngrën byrekë të helmuar që iu dhanë nga qytetarët ukrainas në rajonin e Kharkiv. Lajmin e publikon BBC që citon një deklaratë të inteligjencës ukrainase. Ushtarët që vdiqën i përkisnin divizionit të tretë, ndërsa 28 të tjerë janë dërguar në spitalin e qytetit Izium. Të njëjtat burime thanë se janë disa qindra ushtarë që në të gjithë vendin po vuajnë nga sëmundje të rënda, por edhe nga ushqimi dhe pijet e helmuara që ua kanë ofruar vendasit.
Ministria e Inteligjencës së Mbrojtjes së Ukrainës tha se “do tu rezistojnë pushtuesve me të gjitha mjetet e disponueshme. Sipas informacioneve të disponueshme, banorët vendas të rrethit Izium (rajoni i Kharkivit) trajtuan rusët nga Divizioni i tretë i pushkëve të motorizuara të Federatës Ruse me byrekë të helmuar. Për pasojë 2 pushtues humbën jetën menjëherë, 28 të tjerë u dërguan në reanimacion. Gjendja e tyre aktuale është duke u sqaruar” – u tha në njoftim.
“Rreth 500 ushtarakë të tjerë të Divizionit të Tretë të Pushkës së Motorizuar të Federatës Ruse janë në spitale për shkak të helmimit të rëndë nga alkooli me origjinë të panjohur” – thuhet në njoftim. Izium pritet të ketë më shumë luftime në javët e ardhshme pasi Putini po rigrupon trupat e tij në Ukrainën lindore.
Qyteti u duhet trupave ruse që ta përdorin atë si një bazë për sulme të vazhdueshme në Donbas. Kontrolli i qytetit do t’i lejonte rusët të izolonin forcat jugore të Ukrainës nga ato që luftonin në veri. Kjo vjen pasi Ukraina tha se kishte rifituar kontrollin e rajonit të Kievit, me trupat ruse që tërhiqeshin nga kryeqyteti dhe qyteti i Chernigiv.