Aktualitet Detaje nga vrasja në autostradë, dera e pasagjerit u gjet e hapur

Detaje nga vrasja në autostradë, dera e pasagjerit u gjet e hapur

Një atentat me armë ndodhi mbrëmjen e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës pranë kthesës së Rinasit.

Persona ende të paidentifikuar hapën zjarr me breshëri kallashnikovi nga një makinë në lëvizje në drejtim të një automjeti tip “Land Rover”.

Nga të shtënat humbi jetën drejtuesi i makinës, i identifikuar si Iljaz Çali, 37 vjeç, banues në fshatin Rinas të Ri.

Viktima rezulton me precedentë penalë pasi në vitin 2016, u shpall në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike.

Makina me të cilën ai po udhëtonte ishte marrë me qira në Rinas.

Paraprakisht policia thotë se viktima udhëtonte i vetëm, por po hetohet nëse ka qenë i shoqëruar pasi dera e pasagjerit është gjetur e hapur.