Politika Yuri Kim njeh Alibeajn si kryetar të PD: Të vazhdojmë së bashku...

Yuri Kim njeh Alibeajn si kryetar të PD: Të vazhdojmë së bashku përpara, jo mbrapa

Ambasadorja amerikane Yuri Kim zhvilloi sot një takim me Enkelejd Alibeajn, të cilin e njeh si ushtruesin e detyrës së kryetarit të PD.

Diplomatja amerikane vlerësoi bashkëpunimin mes SHBA dhe PD duke shtuar se ai duhet të vazhdojë duke parë përpara dhe jo mbrapa.

“Diskutim shumë i mirë sot me ushtruesin e detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike dhe kreut të grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj për një gamë të gjerë çështjesh. SHBA ka pasur një marrëdhënie të fortë e të veçantë me PD që në lindjen e saj. Ne e vlerësuam këtë marrëdhënie dhe rolin e domosdoshëm të PD. SHBA dhe Shqipëria kanë shumë punë përpara për ta mbajtur Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit në BE, demokracinë, ndërtimin e bashkëpunimit në mbrojtje dhe zgjerimin e mundësive të biznesit dhe ekonomik për të gjithë. Le të vazhdojmë së bashku përpara, jo mbrapa”, shkruan Kim.