Një fotografi e një vajze të vogël ukrainase e publikuar fillimisht nga gazetarja e pavarur e Kievit, Anastasiia Lapatina po bën xhiron e mediave botërore.
Prapa kurrizit të vogëlushes nëna e saj kishte shkruar një emër dhe një numër telefoni, për t’u siguruar se nëse ajo (gruaja) nuk i mbijeton luftës dikush do ta dijë identitetin e vajzës së vogël dhe të garantojnë sigurinë e tyre.
Ky nuk është një rast i veçantë pasi prindër të shumtë po ndjekin këtë praktikë për të siguruar fëmijët e tyre nëse ata nuk do t’i mbijetojnë luftës.
View this post on Instagram