Aktualitet Lajm i mirë për shqiptarët në Kanada: Nga 1 gushti njihen pensionet...

Lajm i mirë për shqiptarët në Kanada: Nga 1 gushti njihen pensionet mes dy vendeve

Shqipëria dhe Kanadaja ratifikuan Marrëveshjen e Sigurimeve Shoqërore, duke u dhënë mundësinë qytetarëve të të dy vendeve të drejtën e përfitimeve të kontributeve të tyre.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, përmes rrjeteve sociale njoftoi se marrëveshja, e cila hyn në fuqi në 1 gusht 2022, u jep qytetarëve të të dy vendeve të drejtën të gëzojnë të gjitha përfitimet e kontributeve të tyre.

Marrëveshja për njohjen reciproke të sigurimeve shoqërore u vjen në ndihmë qytetarëve shqiptarë dhe kanadezë në jetojnë e punojnë në vendet respektive, duke koordinuar pagesat dhe përfitimet sipas planeve publike të pensioneve të dy vendeve.

Ndërsa kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si një superlajm marrëveshjen që u jep të drejtë qytetarëve të gëzojnë të gjitha përfitimet e kontributeve të tyre për pensionet.