Extra Kërkohen punonjës…për të numëruar pinguinët në Antarktidë

Kërkohen punonjës…për të numëruar pinguinët në Antarktidë

Një organizatë britanike e mbrojtjes së pinguinëve po kërkon njerëz për të kaluar pesë muaj në Antarktidë, për të mirëmbajtur zyrën kërkimore e shkencore më të izoluar në botë.

Ekipi do të mbajë bazën Port Lockroy dhe do të jetë përgjegjës për numërimin e pinguinëve, megjithëse do të jetë pa ujë të rrjedhshëm.

Organizata e Trashëgimisë së Antarktidës në Mbretërinë e Bashkuar thotë se zakonisht merr qindra aplikime për këtë punë.

Kjo është hera e parë që faqja do të hapet për publikun që nga pandemia.

Organizata, që është i bazuar në Kembrixh, zakonisht kërkon çdo vit punonjës sezonale për në Antarktidë. Ata janë përgjegjës për ruajtjen e ndërtesave dhe objekteve historike.

Aplikantët e suksesshëm do të qëndrojnë në ishullin Goudier në Gadishullin Antarktik, me njëri-tjetrin dhe një koloni pinguinësh Gentoo për shoqëri.

Port Lockroy ishte baza e parë e përhershme britanike që u krijua në Gadishullin Antarktik, e përdorur fillimisht nga viti 1944 deri në 1962. Megjithatë që nga viti 2006, ajo është përdorur si zyrë kërkimore dhe muze.

Kandidatëve u kërkohet të kenë aftësi të mira fizike, ndërgjegjësim mjedisor dhe njohuri për jetesën me ndikim minimal në mjedis.

Ata do të ngarkohen të drejtojnë drejtojnë zyrën, që shërben edhe për pritjen e turistëve, si dhe të kryejnë numërimin e pinguinëve si pjesë e përpjekjeve për të mbrojtur koloninë e pinguinëve Gentoo. Ekipi do të kujdeset gjithashtu për artefaktet dhe muzeun brenda Shtëpisë Bransfield.

Vendi nuk ka pasur asnjë vizitor për më shumë se dy vjet, për shkak të kufizimeve të vendosura për shkak të Covid-19, megjithëse zakonisht mirëpret rreth 18,000 njerëz nga nëntori deri në mars, periudhë kur është edhe sezoni veror i Antarktidës.