Sekretarja e Gjykatës së Lezhës, 34-vjeçarja Klaudia Marku është gjetur dhe shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë.
Ka qenë bashkëshorti i saj, 38-vjeçari me iniciale O.M i cili ka bërë denoncuar gjatë ditës së sotme zhdukjen e saj në polici.
Në njoftimin e Policisë thuhet se 34-vjeccarja, nënë e dy fëmijëve, po jep sqarime mbi rrethanat dhe motivet e largimit nga banesa.
“Në vijim të informacionit për kallëzimin e bërë nga shtetasi O. M., 38 vjeç, banues në Lezhë, për largimin e bashkëshortes së tij nga banesa, sqarojmë se:
Shtetasja K. M., 34 vjeçe, rreth orës 15:30, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë dhe aktualisht po jep sqarime mbi rrethanat dhe motivet e largimit nga banesa”, njoftoi policia.