Politika Rama: Do kërkojmë ndarjen nga RMV nëse Bullgaria s’i heq veton

Rama: Do kërkojmë ndarjen nga RMV nëse Bullgaria s’i heq veton

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria do të kërkojë ndarjen nga Maqedonia e Veriut lidhur me procesin e integrimit, nëse vendi fqinj nuk zgjidh konfliktin me Bullgarinë.

“Data se kur ne hyjmë e kanë ata. Këtë gjë e mësuam nga zhgënjimet sepse na gënjyen disa herë dhe nuk jemi të predispozuar që të gënjehemi. Por, në momentin që kjo nuk do të ndodhë, ne do të kërkojmë ndarjen nga Maqedonia e Veriut. Shqipëria nuk mund të presë që të zgjidhet një konflikt midis dy vendeve fqinje”, tha Rama.

Kreu i qeverisë nënvizoi se nuk është shumë optimist se Bullgaria do të heqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut.

“Shumë njerëz shpresojnë që këtë herë do të ndodhë, ajo që duhet të kishte ndodhur prej disa vitesh, dhe që Bullgaria të heqë veton. Unë nuk jam aq optimist sa janë shumë të tjerë, por kjo nuk ka shumë rëndësi”, deklaroi Rama.