Bota OKB pezullon Rusinë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut. Rama: Serbia...

OKB pezullon Rusinë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut. Rama: Serbia u rreshtua me Perëndimin

Pamje nga Bucha

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara votoi pezullimin e Rusisë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut, me 93 vota pro, 24 kundër dhe 58 abstenim.

Për pezullimin e Rusisë nga ky këshill duheshin 2/3 e votave.

Para se të shfaqeshin votat, ambasadori i Ukrainës në OKB Sergiy Kyslytsya akuzoi Rusinë për abuzime “të tmerrshme” – duke ngritur çështjen e vrasjeve të dyshuara të civilëve në qytetin e Bucha.

Kryeministri Edi Rama reagoi në Twitter pas votimit, duke thënë se “pezullimi i Rusisë nga Human Rights Council në OKB është një refuzim i fortë për të pranuar shkeljen brutale të çdo lirie e të drejte dhe krimet mizore të luftës në Ukrainë“.

Rama shtoi se “rreshtimi i Serbisë përsëri me Perëndimin në këtë përshkallëzim të ri kundër agresionit rus është lajm i mirë për rajonin“.