Aktualitet Vrasja e Behar Sofias, SPAK lëshon urdhërarrest për urdhëruesin e ekzekutimit

Vrasja e Behar Sofias, SPAK lëshon urdhërarrest për urdhëruesin e ekzekutimit

SPAK firmos një tjetër urdhërarrest për ngjarjen ku u vra Behar Sofia. Masa e sigurisë “arrest me burg” në mungesë është dhënë për Jemin Sh. Ai dyshohet të jetë përfshirë në ngjarje si urdhërues i ekzekutimit.

Masa nuk është ekzekutuar, pasi ai nuk është gjetur nga policia.

Ky i dyshuar është fiksuar nga kamerat e sigurisë të një lokali në një tavolinë me të arrestuarin tjetër, Skënder Vathi, i dyshuar si organizator i vrasjes.

Të përfshirët në vrasjen e Sofisë u zbuluan pas bashkëpunimit me drejtësinë të Ernejt Shytit, i dyshuar si ekzekutor.

Më herët, për krimin e 25 shkurtit 2011, fare pranë Piramidës në kryeqytet, janë prangosur Bujar Leza, Ernejt Shyti, Skënder Vathi, Leonard Xhixha dhe Xhuliano Visha.