Extra Zbulohet varri i Kristofer Kolombit në qytetin spanjoll

Zbulohet varri i Kristofer Kolombit në qytetin spanjoll

Varri i parë i Kristofer Kolombit është zbuluar së fundmi në qytetin spanjoll Vajadolid.

Pas shumë vitesh kërkime, një plan i hartuar nga një murg françeskan dhe konfirmimi nga një gjeo-radar kanë qenë mjetet kryesore në identifikimin e vendit të varrit të parë të Kristofor Kolombit.

“Printova një plan të fotografuar nga ajri, pastaj një plan të shekullit të 19-të, i vendosa në të njëjtën shkallë dhe i ndriçova nga dritarja ime. Në atë moment pash se faltorja zinte thuajse gjithë gjerësinë e rrugës Konstitusion”, tha historiani Marcial Castro.

Kristofer Kolombi

Në fakt, rezultati i kërkimit i kryer nga historiani Marcial Castro dhe i prezantuar në tërësinë e tij në Muzeun Detar të Madridit ka treguar se varri i parë i lundërtarit ndodhet në arterjen tregtare të qendrës së Vajadolidit. Dy të tretat e faltores ndodhen në rrugë, ndërsa pjesa tjetër nën selinë e një godine ku sot janë zyrat e një banke.

Ishte viti 2005 kur Castro identifikoi gjenetikisht mbetjet e zbulimit. Me hapjen e varrit studiuesit gjetën edhe mbetje fijesh të arta, argjendi, qymyri druri dhe sende të tjera dhe studiuesi e konsideroi interesante të zbulonte vendndodhjen e varrit të parë, për të parë nëse mbetjet përputheshin.

Edhe pse Kolombi vdiq në Vajadolid në vitin 1506, eshtrat e tij udhëtuan përmes Spanjës, më pas në Karaibe dhe përfunduan në Sevilje, në katedralen ku ndodhen dhe sot.