Kryesore Ditmir Bushati: Situata e pazakontë që po përjeton opozita duhet të na...

Ditmir Bushati: Situata e pazakontë që po përjeton opozita duhet të na shqetësojë

Për Ditmir Bushatin, kompromisi me opozitën për të qenë jo të ndarë, por të ndryshëm, është domosdoshmëri që një mazhorancë të mos sundojë por të qeverisë.

“Situata e pazakontë që po përjeton opozita duhet të na shqetësojë se jeta politike në një republike parlamentare nuk funksionon normalisht pa pasur alternativë përkundrejt shumicës.

E kam bindjen që Shqipëria do ishte në pararojën e vendeve të rajonit në procesin e anëtarësimit e mbase dhe anëtare nëse do ishin krijuar kushtet për një klimë më përbashkuese në këto tre dekada.

Për fatet e përbashkëta të atdheut fjala kompromis nuk duhet konsideruar kurrë as si pazar i rëndomtë as si fjalë e ndyrë.

Me opozitën ne s’kemi nevojë të jemi të ndarë, por të ndryshëm.

Opozita është mekanizmi i balancimit real jo i përjashtimit apo përplotësimit formal.

Vetëm kështu do mundet që ne të qeverisim pa sunduar për një Shqipëri ku ia vlen të jetosh”, tha ndër të tjera Bushati në fjalën e tij në Kongresin e PS.