Në Kongresin e Partisë Socialiste kryeministri Edi Rama ka njoftuar rritje të çmimit të energjisë për ata që konsumojnë më shumë. Në fjalën e tij kreu i qeverisë tha se së shpejti do të vendoset një çmim tjetër për të gjithë ata që konsumojnë energji elektrike shumë më tepër se masa e gjerë.
“Ne së shpejti do të vendosim një çmim tjetër për të gjithë ata që konsumojnë energji elektrike shumë më tepër se masa e gjerë se janë më të pasur, për të mos lejuar që pensionistët tanë të kenë një dhimbje koke të shtuar, për shkak të faturës së energjisë, por 5% e konsumatorëve që konsumojnë 25% të energjisë nuk mund dhe nuk do të vazhdojmë t’i mbajmë me të njëjtën përkujdesje siç bëjmë për pensionistët, mësuesit e punonjësve të zakonshëm në shtet a privat, siç bëjmë për 95% të konsumatorëve, ai 5% do të duhet të marrë pjesë me para në këtë përpjekje të përbashkët se kjo është një situatë e jashtëzakonshme ku përpjekja e jashtëzakonshme nuk i kërkohet atyre që kanë më pak por atyre që kanë më shumë”, tha Rama.