Aktualitet “Ky i gjati të lëshon”, Rama paralajmëron: Mos u çudisni kur të...

“Ky i gjati të lëshon”, Rama paralajmëron: Mos u çudisni kur të më shikoni te dera e SPAK

Kryeministri Edi Rama e ka bërë të qartë në Kongresin e PS-së se nuk do të mbrojë askënd që punon pas krahëve të qeverisë dhe partisë.

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri u shpreh se Partia Socialiste dhe as ai nuk do të bëhet mburojë për asnjë zyrtar që thirret nga organet e drejtësisë.

“Unë nuk lëshoj askënd në këtë familje që bëhet shënjestër për punët e përbashkëta. I vë gjoksin, i vë fytyrën i vë zërin dhe i dal unë përpara baltës që hidhet drejt kujtdo që është pjesëtar në këtë familje kur është fjala për punë të cilat iu kërkon detyra.

Po unë jo vetëm që nuk mbroj asnjërin që besimin e marrë nga zgjedhësi e përdor për të ngrënë pas shpine edhe zgjedhësit, edhe familjen tonë politike edhe mua. Që borxhin nuk ja kam askujt kur i merr koka erë, por ja kam vetëm kësaj familje dhe ja kam këtij populli përveç se atyre që më kanë lënë mua mbiemrin që kam dhe pikërisht pse jam dhe i gjatë si mund t’i mbroj ata që më vënë në pozitivë përpara ca të vegjëlve me mikrofona që më kërkojnë llogari.

Për çfarë? Për zorrën e atyre që nuk ndalojnë së ngrëni dhe që nuk e kanë marrë vesh akoma që në botën tjetër dhe bota tjetër e jona është shumë afër, nuk punojnë kartat e kreditit, as parajsat fiskale nuk figurojnë në llogari, madje në Sharrë më mirë përgatituni të shkoni siç dija unë dikur në plazh se asgjë nuk ju dallon nga ata të tjerët atje”, u shpreh Kryeministri Rama.

Rama ka paralajmëruar se në ndonjë rast do të jetë vetë ai kur të kallëzojë në SPAK zyrtarë socialist që shkelin ligjin.

“Të gjatin nuk ja beson njeri kur thotë që ma bën mbrapa krahëve. Kjo është e vërtetë. Kush e beson? Po mos u çudisni që të vijë dita që të më shikoni mua ndonjë ditë te dera SPAK me ndonjë përveshi nga këta që duan t’i mbroj unë”, tha Kryeministri Rama.