Aktualitet Sekuestrohet arsenal armësh në Dibër

Sekuestrohet arsenal armësh në Dibër

Një arsenal armësh është sekuestruar nga policia në Dibër gjatë një aksioni të koduar “Weapons”.

Në kuadër të këtij aksioni u arrestuan D.D. 68 vjeç dhe djali i tij P.D. 38 vjeç, në banesën e të cilëve në fshatin Shullan u gjetën 2 kallashnikovë, një pushkë, një armë gjahu, tritol, 200 metra fitil zjarrpërcjellës, 73 kapsolla detonatore, 715 fishekë dhe 5 krehëra arme.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për  veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim.