Extra Horoskopi: Njihuni me anët e errëta dhe mëkatet e shenjës tuaj

Horoskopi: Njihuni me anët e errëta dhe mëkatet e shenjës tuaj

Që Luani është krenar, Gaforrja e ndjeshme dhe Demi posesiv është e shkruar në yje. Ndërsa këtu është shkruar ana e errët e çdo shenje horoskopi nga astrologia britanike Stella Hyde.

Ajo shpjegon që shenjat e horoskopit kanë edhe anët negative të tyre. Për shembull e dini se mëkati i preferuar i Demit është lakmia dhe se janë të lindur për të qenë manjatë të pasurive të patundshme. Apo se mëkati i preferuar i peshqve është zilia dhe se janë të lindur për t’u bërë diktatorë dhe lordë droge. Mësoni anën e errët të shenjës tuaj.

Dashi

Adoleshentët e kësaj shenje janë gjithnjë të shqetësuar, kapriçozë dhe kërkojnë të ushtrojnë autoritet të madh. Kërkojnë të fitojnë me çdo kusht kur bëhet fjala për konkurrencë.

Mëkati i preferuar që kanë është zemërimi.

Janë të lindur për t’u bërë eksplorues dhe zjarrfikës

Demi

Nga njëra anë janë të sigurtë, solidë dhe të besueshëm. Por e përkthyer në anën tjetër të zodiakut, do të thotë të mërzitshëm, të fiksuar pas parave dhe pa imagjinatë. Fjala Ndryshim dhe Përshtatje nuk janë pjesë e fjalorit të Demit.

Mëkati i preferuar është lakmia.

Janë të lindur për të qenë manjatë të pasurive të patundshme.

Binjakët

Pas njeriut të sinqertë fshihet një manipulator dinak apo një llogaritës situatash, i aftë të identifikojë dobësitë e të tjerëve dhe pastaj ta shfrytëzojë për avantazhin e tij. Përjetësisht të pakënaqur, dhe të papërgjegjshëm për krizat që përjetojnë.

Mëkati i preferuar: Të marrin gjithnjë më shumë se i takon.

Të lindur për të qenë agjentë zyrash komunikimi.

Gaforrja

Të zemëruar, të ndjeshëm, nuk besojnë te asnjë dhe te asgjë, qahen për çdo gjë.

Mëkati i tyre i preferuar është dembelizmi.

Janë të lindur për t’u bërë drejtorë.

Luani

Përveç krenarisë tipike që ka një mbret, janë dhe arrogantë, intolerantë, egoistë dhe kanë nevojë të ndjehen të dashur nga kushdo. Presin që bota të rrotullohet rreth tyre, dhe janë më shumë për krijimin e aleancave se sa shoqërisë së vërtetë.

Mëkati i preferuar është krenaria.

Janë të lindur për të qenë mbretër.

Virgjëresha

Pesimistë dhe të kapur shumë pas detajeve në çdo gjë që ndodh rreth tyre. Kanë një bindje absolute që nuk e kanë kurrë gabim, madje dhe po e dinë që janë gabim, vështirë se e pranojnë.

Mëkati i preferuar është kotësia.

Të lindur për të qenë kontabilistë mjeko-ligjorë.

Peshorja

E kanë të vështirë të marrin një vendim dhe të gjejnë një rrugë të mesme në çdo gjë. Ndonjëherë djallëzorë dhe shpeshherë të ndryshueshëm, kapriçozë dhe kundërshtues.

Mëkati i preferuar është lakmia dhe përtacia.

Të lindur për të qenë ekspertë të modës dhe ekspertë komunikimi.

Akrepi

Vështirë se mund të gjendet një fjalë e përshtatshme për të përcaktuar anën e errët të një Akrepi, por një ndër to është se janë të korruptuar.

Mëkati i preferuar i tyre është lakmia për pushtet, para, status social, dëshirë për hakmarrje.

Të lindur për të qenë agjentë sekretë ose analistë ekonomikë.

Shigjetari

Vulgarë, posesivë, gojëndyrë e impulsivë që nuk ndalen para asgjëje. Janë një brez me fat lojtarësh kumarxhinj.

Mëkati i preferuar është vjedhja dhe lakmia për ata që janë dominues.

Të lindur për të qenë mercenarë dhe politikanë.

Bricjapi

Kopracë, meskinë dhe të këqinj, nuk falin asgjë dhe kanë një durim mendor deri në kokëfortësi sa vështirë të binde për diçka, tepër ambiciozë dhe që bëjnë gjithçka për të ruajtur statusin e tyre të lartë social.

Mëkati i preferuar është lakmia.

Janë të lindur për të qenë ekspertë politikë.

Ujori

Vëzhgues të painteresuar të gjendjes njerëzore, të paaftë për të reaguar me spontanitet, antipatikë dhe manipulues të aftë për të fshehur anët e tyre të errëta.

Mëkati i preferuar janë përtacia dhe krenaria.

Të lindur për të qenë shkencëtarë.

Peshqit

Njohës të mirë të artit manipulues, xhelozë joracionalë dhe e kanë të vështirë të shohin një sipër tyre. Gjithmonë të zgjuar për t’i kthyer gjërat në favor të tyre dhe gjithmonë u pëlqen të dalin pa dëme nga një situatë e vështirë.

Mëkati i preferuar është zilia.

Janë të lindur për t’u bërë diktatorë dhe lordë droge.