Kryeministri Edi Rama, në një bashkëbisedim me gazetarët në Berlin u pyet lidhur me armatimin e Serbisë, nëse ky fakt do të sillte një shqetësim, në një kohë kur Ukraina është në luftë për shkak të pushtimit rus.
Rama u shpreh se nuk sheh asnjë arsye për t’u shqetësuar dhe sot është me rëndësi që punohet për paqen.
Armatimi i Serbisë?
Rama: Armatimi në fjalë nuk shoh arsye për t’u shqetësuar dhe sot besoj se është më me rëndësi t’i fryjmë erërave të paqes dhe të mbajmë sa më shumë bashkë Ballkanin Perëndimor. Gjermania ka rol të posaçëm dhe nuk shoh se si një sistem mbrojtjeje nga raketat mund të jetë shqetësues për ne. Serbia ka bërë hapa inkurajues dhe është domethënës se deri tani Ballkani është bashkë ndaj pozicionit të Rusisë, sigurisht që duhet të jemi shumë të vendosur për ta çuar përpara procesin e paqes. Sa i përket vizitës në Kiev mendoj që ka të tjerë përpara meje mendoj ta kenë këtë protagonizëm, dhe nëse do të vijë radha ime do të ishte kënaqësi.
A mendoni se përveç vetos Bullgare ajo që e step BE për të bërë hapa përpara në procesin e integrimit janë edhe problemet e brendshme?
Rama: Jo nuk e mendoj fare, nuk shoh asnjë stepje nga vendet e anëtarëve të BE, por shikoni dhe dëgjoni edhe njëherë kancelarin. Të gjithë mezi presim të çlirojmë procesin nga vetoja e Bullgarisë. Besoj që pyetjet lidhur me Tiranën nuk është vendi këtu, por në Tiranë.