Ndërron jetë në spital 51 -vjeçarja nga Lushnja, që u godit me sende të fora nga bashkëshorti.
Pas një sherri me të shoqen dhe goditjes nga ai me sqepar Natasha Kazanxhi u dërgua në Spitalin e Traumës në gjendje kritike për jetën.
Mjekët e kishin paralajmëruar situatën e saj shëndetësore dhe pas disa orësh qëndrimi në spital 51- vjeçarja nuk ka mundur ta fitojë betejën për jetën.
Bluzat e bardha thanë se plagët që kishte marrë në trup dhe në kokë ishin edhe shkak i vdekjes së saj.
Më herët policia kishte shoqëruar bashkëshortin dhunues, 55 -vjeçarin, Tajar Kazanxhi në pritje të gjendjes shëndetësore të Natashës.
Pas vdekjes së saj policia ka arrestuar burrin që do të përgjigjet për vrasjen e të shoqes.