Një emigrant nga Algjeria që fitoi 250 mijë euro në një lotari me bileta gërvishtëse në Belgjikë, nuk po arrin të marrë shumën e fituar për shkak se nuk ka dokumente.
Çmimi është shumë i madh për t’u paguar në para në dorë dhe emigranti nuk ka dokumentet e nevojshme për të hapur një llogari bankare.
Një mik i tij që u përpoq të tërhiqte paratë, por u ndalua me akuzën e tentativës për vjedhje.
Fituesi thotë se kërkon t’i përdorë paratë për të ndërtuar jetën në Belgjikë, raporton BBC.
“Kur të marr paratë, do të blej një vend ku të jetoj në Bruksel. Ndoshta dhe një makinë”, tha thënë emigrant i paidentifikuar për gazetën belge ‘Het Laatste Nieuws’.
Gjithsesi së pari atij i duhet të gjejë një mënyrë për të tërhequr paratë. 28-vjeçari nuk ka dokumente identifikimi të vlefshme dhe gjithashtu nuk ka leje qëndrimi.
Avokati i tij thotë se kompania e lotarisë nuk pranon të bëjë pagesën nëse nuk hap llogari bankare.
Një zëdhënës i kompanisë nuk specifikoi për AFP se cilat janë dokumentet që nevojiten për të tërhequr çmimin.
Emigranti u largua nga Algjeria katër muaj më parë. Ai udhëtoi me anije për në Spanjë.
Nga atje shkoi në Francë për të përfunduar më pas në Belgjikë. Destinacioni i tij final ishte Mbretëria e Bashkuar, por tani kërkon të qëndrojë në Belgjikë.