Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka bërë publike një video në rrjete sociale, ku në një konferencë për mediat ai shprehet se nuk do ketë më pseudo-opozitë.
Me anë të këtij postimi, Meta ka konfirmuar kështu rikthimin e tij në politikën aktive pa mbarimit të mandatit të presidentit. Bashkëngjitur më videon e publikuar ai shkruan se e ardhmja e opozitarizmit do të jetë krejt ndryshe.
“E ardhmja e opozitarizmit do të jetë krejt ndryshe nga deri më tani. Nuk do të ketë më pseudo-opozitë, që ju ikën betejave dhe që është shembulli më i keq i respektimit të parimeve demokratike brenda saj, duke favorizuar cenimin e demokracisë dhe legjitimuar për fat të keq, kapjen e shtetit dhe krijuar gjoja idenë se, nuk ekziston një alternativë e opozitës. Opozita është kudo, në çdo rrugë dhe në çdo rrugicë të Shqipërisë”, shkruan Meta.