Bota Von der Leyen: Falimentimi i Rusisë, çështje kohe, Medved: Po ramë ne,...

Von der Leyen: Falimentimi i Rusisë, çështje kohe, Medved: Po ramë ne, bie Europa

Replika të ashpra mes presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe zv/presidentit të Këshillit të Sigurisë ruse dhe ish-presidentit, Dmitrij Medvedev mbi mundësinë e falimentimit të Rusisë.

Për presidenten Von der Leyen, kjo gjë është vetëm çështje kohë, ndërsa Medvedev përgjigjet se nëse falimenton Rusia, do të falimentojë e gjithë Europa.

Gjatë një interviste për gazetën gjermane “Bild”, Von Der Leyen u shpreh se sanksionet e njëpasnjëshme po e godasin mjaft fort ekonominë ruse, eksportet drejt Rusisë janë ulur me 70%, 700 avionë rusë kanë humbur licencën për mungesë të pjesëve të ndërrimit. Ndërkohë që mijëra kompani të mëdha janë larguar nga vendi ose kanë ndërprerë aktivitetin e tyre tregtar.

Sipas parashikimeve, prodhimi i brendshëm bruto i Rusisë, pritet të ketë një tkurrje prej 11% gjatë këtij viti dhe për këtë arsye falimenti kombëtar i këtij vendi është vetëm çështje kohe.

Por Medvedev mendon të kundërtën. Sipas tij, sistemi financiar në Bashkimin Europian nuk është i qëndrueshëm dhe njerëzit e kanë humbur besimin.

“Për më tepër, autoritetet e BE-së duhet të presin për hiperinflacionin që nuk mund t’i atribuohet rusëve, për mungesën e ushqimit parësor në dyqane dhe për fluksin e refugjatëve që do të shkaktojë një valë krimesh”, tha Medvedev.