Vladislav Avayev, një aleat i afërt i Presidentit rus, Vladimir Putin, i cili ka shërbyer si zv.president i Gazprombank, është gjetur i vdekur në një apartament luksoz në Moskë.
Trupi i 51-vjeçarit u gjet bashkë me bashkëshorten 47 vjeç, Yelena dhe vajzën 13 vjeçe, Maria nga vajza e tyre e madhe, Anastasdia, që shkoi t’i vizitonte pasi nuk i ishin përgjigjur në telefon.
Të tre ishin qëlluar me pistoletën e që posedonte vetë Avayev, që vajza 26 vjeçe ka deklaruar për oficerët e policisë se e gjeti armën në dorën e babait, raporton ‘Sky News’.
Avayev ka mbajtur post ekzekutiv në Gazprimbank, bankë me të cilët Putini synon të anashkalojë sanksionet e Perëndimit duke shitur gaz me rubla.
Ai kishte vetëm pak kohë që kishte lënë këtë detyrë, por mbetet e paqartë nëse kishte ende lidhje me bankën.
Avayev gjithashtu ka shërbyer në administratën e Putinit dhe kishte krijuar një pasuri të madhe si rezultat i pronësisë së një kompanie ndërtimi.
Policia po heton rrethanat që çuan në këtë tragjedi, përfshirë ndonjë lidhje të mundshme me jetën profesionale apo private të tyre.
Në total, në apartamentin me vlerë 2 milionë paund janë gjetur 13 armë. Një fqinje ka treguar se para të shtënave ka dëgjuar ulërima.
Për shkak të sanksioneve ndaj Gazprombank, Putin u përgjigj duke u kërkuar vendeve të huaja që të hapnin llogari në këtë bankë dhe të paguanin për gazin rus me rubla.