Mbledhja e grupit parlamentar e thirrur sot nga kreu i tij, Enkelejd Alibeaj u zhvillua me debate në selinë blu pas ftesës së socialistëve për të diskutuar për çështjen e zgjedhjes së presidentit.
Përplasja ka ndodhur mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj.
Berisha e ka quajtur Alibeajn “i përzgjedhur i Taulant Ballës” dhe i tha se “të mbajnë peng”.
“Peng je ti”, i është kthyer Alibeaj. Ndërkohë që në këtë debat ka ndërhyrë dhe Flamur Noka duke i kërkuar kreut të grupit parlamentar të PD që të mos i drejtohet me atë gjuhë Berishës.
“Ai që ndjehet opozitar i vërtetë nuk mund të imagjinojë kurrë që të marrë pjesë në një proces mafioz të zarfeve sekrete”, ka thënë Berisha.
Debati:
Berisha–Alibeajt: Je i përzgjedhur i Taulant Ballës dhe nuk je i përzgjedhur nga Grupi Parlamentar. Edhe Rama s’të përfill. Të mbajnë peng. Nuk ke mandat sepse je i zgjedhur i Taulant Ballës.
Alibeaj-Berishës: Peng je ti.
Noka-Alibeajt: Mos i fol ashtu…
Alibeaj: Me fyerje personale mos të vazhdojë.
Berisha–Alibeaj: Ai që ndjehet opozitar i vërtetë nuk mund të imagjinojë kurrë të marrë pjesë në një proces mafioz të zarfeve sekrete.