Prej kohësh është aluduar nga mediat britanike se presidenti rus Vladimir Putin mund të ketë një problem shëndetësor, me teori që variojnë nga kanceri e deri tek Parkinsoni.
Media britanike “The Sun” ka kapur disa momente ku Putin shihet duke u përkulur pas karriges së tij, ndërsa vazhdimisht lëviz këmbën. Këto detaje janë vënë re gjatë daljes televizive me ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigut teksa njoftonte urdhrat e rinj.
dictators can be brutal
they can be capricious
but they can’t be weakserious problem for putin pic.twitter.com/OGFejK09i9
— ian bremmer (@ianbremmer) April 22, 2022
Ekspertët thonë se kjo paraqitje e fundit e tij nuk është “portreti i një Putini të shëndetshëm“.
Në video ai shihet i fryrë në fytyrë ndërsa gjatë gjithë kohës dora e tij kapet fort pas cepit të tavolinës. Gishtat e tij janë të shtrënguar nën tavolinë, ndërsa gishti i madh i tij qëndron duke u dridhur sipër tavolinës. E pashmangshme për të është edhe lëvizja e pavullnetshme e të dyja këmbëve.
Profesor Erik Bucy, një ekspert i gjuhës së trupit nga universiteti i Teknologjisë në Teksas, thotë për gazetën britanike se Putin është dobësuar jashtëzakonisht në krahasim me njeriun që kemi parë disa vjet më parë.
Ndërsa profesori Patrick Stewart, nga universiteti i Arkansas, vë në dukje se lideri rus dukej mjaft i stresuar.