Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur në mënyrën e tij ironike akuzave të deputetes së PD-së Jorida Tabaku.
Edi Rama dhe Jorida Tabaku patën një debat të fortë dje në Kuvend lidhur me konsumin e ujit të pijshëm në çezmat e shtëpive në Tiranë.
Pas komenteve të deputetes Tabaku e cila tha se uji në Tiranë nuk është i pijshëm, kryeministri Rama reagoi duke thënë se ai do të pinte ujë nga çezma dhe videon do e postonte në “Tik-Tok”. Veprim që e ka kthyer në realitet sot.
“Pini ujë Tirone dhe ti Jorida si tironse duhet të pish ujë Tirone. I premtova asaj Joridës se do pi ujë nga çezma. Keni çezmë të pi pak se thonë që s’pihet.”, shkruan Rama bashkangjitur videos.
@ediramatiktok Gëzuar Jorida pi uj Tirone💃🏻💦