Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit e sfidoi duke pirë ujë nga çezma.
Në një postim në Facebook, Tabaku shkruan se Rama lodhet kot me propagandën, sepse ia ka prishur kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
“Lodhet ER me propagandë, ja prish filmin EV! Kur qenka uji 24 orë në çdo familje tiranse pse Bashkia Tiranë ble 200,000 Euro ujë të pijshëm në vit për stafin e Bashkisë?”, shkruan Tabaku, ndërsa ka publikuar gjithashtu edhe dokumentin.