Aktualitet Besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkët

Besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkët

Besimtarët ortodoksë kremtuan në mesnatë ringjalljen e Krishtit në meshën e Pashkëve, ditën më të rëndësishme në kalendarin e krishterë. Në Tiranë mesha u mbajt në katedralen “Ngjallja e Krishtit”, e cila drejtua nga kryepeshkopi Anastas Janullatos, i cili mbajti liturgjinë e shenjtë që u ndoq nga qindra besimtarë.

Kryepeshkopi dha mesazhet e tij për besimtarët ortodoksë në momentin e ringjalljes së Jezu Krishtit, tri ditë pas vdekjes i kryqëzuar, me shpresën se besimtarët do të mund të marrin dritë nga drita e Perëndisë.

Flaka e shenjtë është simboli i fitores mbi vdekjen dhe besimtarët i mbajnë të ndezur qirinjtë gjatë gjithë natës së Pashkës.

Pas meshës besimtarët kryen edhe ceremoninë e thyerjes së vezët së Pashkëve.