Kryeministri Edi Rama ka uruar në një mënyrë origjinale fitoren e Emmanuel Macron për një mandat të dytë si President i Francës.
Me një pamje nga Kryeministria ku shfaqet Macron me flamurin francez dhe atë të BE-së, Rama shkruan:
“Sapo e kam uruar Presidentin e rizgjedhur të Francës, Emmanuel Macron, të cilin uroj që së shpejti ta mikpresim në Shqipëri në vizitën e parë të një kreu të shtetit francez në vendin tonë”.
Sapo e kam uruar Presidentin e rizgjedhur të Francës, Emmanuel Macron, të cilin uroj që së shpejti ta mikpresim në Shqipëri në vizitën e parë të një kreu të shtetit francez në vendin tonë🇦🇱🇫🇷🇪🇺 pic.twitter.com/CtwjnWPPjb
— Edi Rama (@ediramaal) April 24, 2022