Kryesore Vali Bizhga për presidente? Rama: Përgjigjja ime është negative. procesi, një vorbull...

Vali Bizhga për presidente? Rama: Përgjigjja ime është negative. procesi, një vorbull thashethemesh

Pyetjes lidhur me fjalët që qarkullojnë se kandidate e mundshme për presidente është shefja e kabinetit të PS, Vali Bizhga, kryeministri i vendit i është përgjigjur duke i hedhur poshtë të gjitha aludimet.

Gazetarja: Ju keni deklaruar se presidenti nuk do të jetë nga tuajt, kur thoni këtë keni parasysh grupin parlamentar apo përfshihet këtu dhe kabineti juaj sepse ka dalë si emër, emri i shefes së kabinetit tuaj, Zonjës Vali Bizhga si një kandidate potenciale për presidente?

Edi Rama: Nëse do të bënim një javë kulturore për thashethemet do të ishte një javë që do të mbante flamurin e kryesuesit, aftësisë prodhuese, do të doja që të mos e çfokusonim vëmendjen nga kjo nismë se është një nismë e re dhe na duhet dhe mbështetja e të gjithëve ju në mënyrë që sa më shumë njerëz ta mësojnë ekzistencën e kësaj nisme dhe të informohen për të dhe pastaj me gjasë të zgjedhin të përfshihen në të gjitha këto seri javësh që fillojnë sot dhe mbarojnë në fund të vitit.

Nuk do të doja që të çfokusoheshim dhe për më tepër e kam thënë që në fillim se procesi i zgjedhjes së presidentit stimulon thashethemet dhe përzihet siç është dhe rasti në fjalë kështu që përgjigjia ime është negative në lidhje me pyetjen konkrete sepse nuk ka asnjë të vërtetë në këtë.