Ishte i pastrehë dhe konsumonte alkool: Jeta si në filma e Al Pacinos
Al Pacino ishte fëmija i vetëm i dy emigrantëve italianë nga Siçilia, që u ndanë kur ai ishte foshnjë. Pasi u ndanë, babai i tij u shpërngul në Kaliforni dhe Pacino u rrit nga mamaja dhe gjyshërit e tij në Bronks.
Megjithëse disi i turpshëm si fëmijë, në adoleshencën e tij të hershme, Pacino zhvilloi një interes për aktrimin dhe më vonë u pranua në Shkollën e Mesme të Arteve Performuese.
Megjithatë, ai tregoi se ishte një student i dobët, duke dështuar në shumicën e lëndëve të tij para se ai përfundimisht ta braktiste shkollën në moshën 17-vjeçare.
Në vitin 1962, në moshën 22-vjeçare, ai humbi mamanë, e cila u nda nga jeta. Ai kaloi disa vite në varfëri ekstreme dhe depresion gati për të vrarë veten.
Kaloi disa vite në varfëri ekstreme dhe depresion, ishte i pastrehë dhe konsumonte shumë alkool.
Por, do të ishte shfaqja e Pacino-s në një film të njohur më 1971-in, i quajtur “Panik in Needle Park”, që do ta vendoste karrierën e tij në një rrugë drejt suksesit. Portreti i Pacino-s i një heroi të droguar kapi syrin e Francis Ford Coppola, i cili ishte duke kërkuar aktorë për filmin “The Godfather”, bazuar në romanin e Mario Puzo.
Megjithëse ai kishte konsideruar yje të tillë si Robert Redford dhe Jack Nicholson, Coppola përfundimisht zgjodhi Pacino-n, pak a shumë të panjohur, për të luajtur Michael Corleone.
I shfaqur në vitin 1972, “The Godfather” pati një sukses masiv dhe konsiderohet gjerësisht si ndër filmat më të mëdhenj të të gjitha kohërave.
Pas kësaj, karriera e tij pati vetëm ngritje. Ka fituar çmimin “Aktori më i mirë” në Academy Award në vitin 1992 për rolin e tij në “Aromë Gruaje”, është nominuar 7 herë për disa role të tjera dhe ka fituar dy çmime të “Globit të Artë”. Al Pacino nuk është martuar asnjëherë dhe ka 3 fëmijë.
“Në disa raste jam penduar që nuk jam martuar, të paktën një herë!”, ka thënë ai në një intervistë.